Qendra Korrektuese në Lipjan - Fotografi ilustruese nga arkivi. FOTO: Arben Hoti/REL.

Arratiset një person nga Qendra Korrektuese në Lipjan

Një person është arratisur nga Qendra Korrektuese në Lipjan.

Arratisja ka ndodh në ditën e fundit të muajit tetor rreth orës 19:30.

Personi i arratisur ishte nën masë edukuese.

Sipas njoftimit të Policisë, u konsultua prokurori dhe rasti po hetohet.