“Arpagjikët“ në Shatërvan po mbledhin veshmbathje, ushqim dhe barna për t'i dërguar për në Shqipëri

Nga ora 14:00 në Shatërvan janë vendosur tifozët e Prizrenit “Arpagjikët“ të  cilët kanë filluar me grumbullimin e veshmbathjeve, ushqime, dhe barna dhe çfarëdo ndihme që mund të dërgohet për në Shqipëri.

“Solidarizohemi me vëllezërit tanë Shqiptar “  shkruan në postimin e “ Arpagjikëve “ ndërsa ata që nuk kanë mundësi të ofrojnë ndihmat e tyre në Shatërvan, mund t’iu shkruajnë në profilin e  “ ARpagjikëve “ në Facebook, e të njëjti do të shkojnë të marrin këto ndihma.

Pak orë më parë Komuna e Prizrenit ka marrë vendim që drejt shtetit shqiptar të nisë një autoambulancë e pajisur me mjete të ndihmës së shpejtë dhe ekip mjekësor të nisen drejt zonës së prekur nga tërmeti.

Sipas komunës,  në gatishmëri do të jetë edhe automjeti i zjarrfikësve.

Njëkohësisht nga ana e komunës u nda edhe një buxhet i konsiderueshëm për t’i ofruar ndihmë personave të prekur me anë të pakove ushqimore dhe veshmbathjeve.

Prizreni nis një autoambulancë për në Shqipëri

Në bazë të raportimeve të mediave shqiptare deri më tani nga tërmeti i cili ka ndodhur orën 1:18 minuta pas mesnate, për t’u pasur edhe me 11 tërmete të tjera, ku ai i orës 03:54 ishte më i fortë me magnitudë 6.4 ballë.

Sipas mediave në Shqipëri deri më tani kanë humbur jetën 15 persona.

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri

28 persona janë shpëtuar nga rrënojat e pallateve në Thumanë dhe Durrës, por raportohet gjithashtu për një numër të konsiderueshëm njerëzish që kanë mbetur të bllokuar në rrënojat e godinave të shembura në këto zona.

Kallxo.com që nga orët e hershme të mëngjesit ka raportuar për ngjarjet në Shqipëri.

VIDEO- Kërkimet në rrënojat e Thumanës pas tërmetit