Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri

Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm në Shqipëri është rritur në 15 .

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaron se deri në orën 14:00 janë 15 të vdekur dhe 600 të plagosur, raporton media shqiptare Oranews.

Mes tyre 9 janë në gjendje të rëndë.

Mëngjesin e sotëm Shqipëria është goditur nga disa tërmete, të cilat janë ndier edhe në Kosovë dhe më gjerë.

Si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë, raportohet se numri i viktimave deri minuta më parë ka shkuar në 13.

Liderë të institucioneve të Kosovës kanë shprehur gatishmërinë për t’i dalë në ndihmë shtetit shqiptar, përderisa pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), janë nisur për në zonat e prekura nga tërmetet.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 500 mijë euro për ndihmë në Republikën e Shqipërisë pas tërmetit të sotëm.

Ky vendim është marrë në mbledhjen urgjente të Qeverisë së Kosovës, pas tërmetit në Shqipëri.

Thellohet tragjedia, numri i viktimave shkon në 13, në Thumanë dhe Durrës shpëtohen 28 njerëz