VIDEO- Kërkimet në rrënojat e Thumanës pas tërmetit

Mëngjesin e sotëm Shqipëria u trondit nga një tërmet i fortë prej 6.4 ballë.

Deri më tani, sipas informatave zyrtare nga autoritetet shqiptare kane humbur jetën 13 persona. Në mesin tyre dyshohet edhe për një shtetas të Kosovës.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte në Thumanë e Durrës.

Në pamjet që ka siguruar KALLXO.com, menjëherë pas tërmetit, rreth orës 4:00 të mëngjesit, ekipet e emergjencave kanë nisur kërkimet për personat që gjendeshin nën rrënoja të banesave e shtëpive.

 

 

Pamjet përshkruajnë vështirësitë për të nxjerrë personat ndërkohë atje dëgjohen edhe zëra fëmijësh.

Derisa dita zbardhte, ekipet e para të ndihmës së shpejtë arrin në vendngjarje.

Ndërsa, në anën tjetër ekskavatorët dhe ekipet e forcave të rendit vazhdojnë kërkimet.