Ambasada Amerikane kujton zanafillën e pranisë zyrtare të SHBA-së në Kosovë. Foto: Ambasada e SHBA-së në Kosovë.
Ambasada amerikane kujton zanafillën e pranisë zyrtare të SHBA-së në Kosovë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka kujtuar një nga momentet kyçe të marrëdhënieve dypalëshe: hapjen e Zyrës së Shërbimit Informativ të SHBA-së në Prishtinë, në qershor të vitit 1996.
Përmes një postimi në rrjetet sociale më 05.06.2026, ambasada ka theksuar se kjo ngjarje shënoi praninë e parë zyrtare amerikane në Kosovë, disa vite para fillimit të luftës.
“Mund ta kujtoni këtë moment? Në qershor të vitit 1996, Shtetet e Bashkuara hapën Zyrën e Shërbimit Informativ të SHBA-së në Prishtinë – duke shënuar kështu praninë e parë zyrtare amerikane në Kosovë, vite para luftës. Ishte një hap i vogël që më vonë do të kthehej në një partneritet të fuqishëm”- thuhet në postimin e ambasadës.
Kjo zyrë, para 18 viteve, më 08.08.2008, misioni i SHBA-së në Prishtinë, u shndërrua zyrtarisht në një ambasadë.
Me këtë ndryshim pasoi vendosja e marrëdhënieve diplmatike mes dy shteteve më 18.02.2008, një ditë pas shpalljes së pavarësisë.
Kur Kuvendi i Kosovës përmes një ceremonie e përkujtoi ish-kongresistin amerikan Eliot Engel, kryeministri tashmë në detyrë Albin Kurti e përmendi zyrën e parë të SHBA-së në Kosovë.
Kurti potencoi se tha se qysh herët Engel ishte i bindur që një ditë do të kishte një Republikës të Kosovës – qysh atëherë kur hapi zyrën informuese të SHBA-së në Prishtinë në qershor 1996 – objekt të cilin e që e kishte quajtur ambasadë të parë të popullit amerikan në Kosovë.
“Këtë e tregoi vetë më 04.07.2019, në ditën kur preu shiritin e ndërtesës së re dhe moderne të ambasadës së SHBA-së në Kosovën e lirë dhe të pavarur”- shtoi Kurti.
Kosova e ka shpallur pavarësinë më 17.02.2008 ndërsa SHBA-ja e ka njohur Kosovën një ditë pas shpalljes së pavarësisë. Kjo ishte njohja më e rëndësishme për shtetin më të ri në botë.
Kosova njihet si shtet i pavarur dhe sovran nga 121 shtete. Më 19.12.2025, Bahamas u bë shteti i 121-të që e njohu Kosovën. Dy muaj para Bahamas, Siria ishte shteti që njohu shtetësinë e Kosovës. Para Sirisë, shteti i Kosovës ishte njohur nga Sudani më 12.04.2025 dhe nga Kenia më 26.03.2025.