Aksident në Klinë, nëntë persona të lënduar

Një aksident me persona të lënduar është regjistruar rreth mesnatës në Klinë.

Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova për KALLXO.com tha se aksidenti është regjistruar më 06.04.2024 në mesnatë.

NË këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura ndërsa ka persona edhe të lënduar.

“Nëntë persona janë të lënduar nga ky aksident. Deri më tani nuk kemi marrë ndonjë informacion për ndonjë nga të lënduarit me gjendje të rëndë apo që është në rrezik për jetën”- tha Rugova për KALLXO.com.

Pas aksidentit, ekipet e policëve të njësisë së trafikut janë dalë në vendin e ngjarjes.

Të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.