124 km/h në zonën me kufizim 60, gjobitet shoferi në Ferizaj - VIDEO

Një shofer në Ferizaj, më 15.11.2025 rreth orës 19:40, u ndëshkua në magjistralen Ferizaj-Prishtinë në fshatin Prelez i Jerlive.

M.S 37 vjeç me veturën “Golf” po voziste 124 km/h në zonën me kufizim 60.

Policia e Kosovës ka njoftuar se atij iu shqiptua gjobë 300 euro, masa e ndalimit të drejtimit të automjetit në Kosovë për 3 muaj, kjo pasi ai kishte patent-shofer të huaj.

“Policia Rajonale në Ferizaj u bën thirrje të gjithë shoferëve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, pasi paraqet rrezik serioz për jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik. Policia do të intensifikojë kontrollet me radarë në të gjitha rrugët e rajonit me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe fton qytetarët të raportojnë çdo shkelje në numrat: 192, 0290/326-250, 0290/322-406 ose përmes aplikacionit ‘Lajmëro Policinë’”- thuhet tutje në njoftimin e Policisë.