Ilustrim

Vjedhje e rëndë në Ferizaj

Një qytetar nga Ferizaj ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në objektin e tij.

Ai ka deklaruar se të dyshuarit ia kanë vjedhur kasafortën me para të gatshme në vlerë të konsiderueshme, një pistoletë për të cilën kishte leje valide dhe dokumente të firmës.

Rasti i cili është cilësuar si vjedhje e rëndë është duke u hetuar nga ekipet relevante policore.