Opera ‘Goca e Kaçanikut’ shfaqet më 23 shkurt në sallën AMC në Mazgit të Obiliqit
Premiera e operës “Goca e Kaçanikut” do të shfaqet më 23.02.2024, në sallën AMC në Mazgit të Obiliqit, duke filluar nga ora 19:00.
Opera e Kosovës ka bërë të ditur se shfaqja “Goca e Kaçanikut” bëhet në bashkëpunim edhe me Baletin Kombëtar të Kosovës.
“Opera e Kosovës në bashkëpunim me Baletin Kombëtar të Kosovës ka nderin të prezantoj premierën e operës “Goca e Kaçanikut” nga Rauf Dhomi. Ky moment historik shpaloset teksa ‘Goca e Kaçanikut’ del në skenë për herë të parë në Prishtinë, pas krijimit të saj më shumë se gjysmë shekulli më parë”- thuhet në njoftimin e Operës së Kosovës.
Premiera e shfaqjes operës “Goca e Kaçanikut” e ishte planifikuar të vigjilje të festës së 28 nëntorit (2023) në Sallën “1 Tetori”, por u shty për shkak se kjo sallë ishe në renovim për në shkurt 2024.
E krijuar gjysmë shekulli më parë opera “Goca e Kaçanikut”, për herë të parë inskenohet në Kosovë. Në Shqipëri kjo vepër është inskenuar në vitin 1979 në TKOB-së në Tiranë.
“Goca e Kaçanikut”, operë në dy akte dhe tri tablo, është opera e parë kosovare, e kompozuar nga akademik Rauf Dhomi.
Repriza e kësaj shfaqje do të jepet më 25.02.2024 po në sallën AMC.