Ilustrim.

Teatri i Mitrovicës merr pjesë në festivalin ‘Sitfy Poland’ në Poloni

Teatri i Qytetit të Mitrovicës “Muharrem Qena” do të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit, ‘Sitfy Poland” në Krakovë të Polonisë.

Në këtë festival, Teatri “Muharem Qena” prezantohet me shfaqjen “Një vrasje e vogël aksidentale” në festivalin” me regji të Marogona Bekteshi- Fratit.

Sipas pogromit të festivalit, shfaqja mitrovicas do të jepet më 23 prill 2024.

Komedia “Një vrasje e vogël aksidentale” shpërfaq pasoja që sjellë shtrembërimi i realitetit. Në shfaqje luajnë: Fisnik Ademi ,Irena Aliu, Qendresa Kajtazi dhe Artan Hetemi.

Festivali “Sitfy Poland” mbahet nga 20 deri më 23 prill 2024 në Krakovë të Polonisë.

Programi i festivalit ‘Sitfy Ploand’: