“The Best European Show”, bashkëprodhimi teatror i TKK-së dhe katër teatrove evropiane do të shfaqet në Prishtinë
Shfaqja “The Best European Show”, bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe 4 teatrove evropiane do të prezantohet në Prishtinë me 25 dhe 26 prill 2024.
Me tekst të Marko Bratush & Haris Pashoviq dhe me regji të Harsin Pashoviq (Haris Pašovic), “The Best European Show”, është realizuar në bashkëpunim mes TKK-së, Teatrit Due nga Parma e Italisë, Teatri Kombëtar Slloven të Nova Goricës, Teatrit Opole nga Polonia dhe Teatrit Malta të Maltës.
TKK- ka bërë të ditur se premiera e kësaj shfaqjeje në Kosovë do të jepet më 25 dhe 26 prill në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Shfaqja në Prishtinë vjen pas prezantimeve në loni, Itali, Maltë e Slloveni.
“The Best European Show” është një komedi satirike për një juri eklektike evropiane që duhet të përcaktojë fituesit e festivalit të fundit teatror duke i hapur përfundimisht rrugën dixhitalizimit të teatrit”- thuhet në njoftim.
Në shfaqje luajnë: Armend Smajli, May-Linda Kosumovic, Davide Gagliardini, Ana Facchini, Gianni Selvaggi, Philip Leone Ganado, Felix Römer, Weronika Kozakoëska, Blazej Stencel, Jammeh Diangana, Paola de Crescenzo dhe Lumnije Sopi.
Realizimi i shafqjes “The Best European Show”, sipas TKK-së është iniciuar falë një granti Zhvillimor nga “European Theatre Convention” – ETC.
Shfaqja është në gjuhen angleze me titra në gjuhen shqipe.