Mungesa e sallave koncertale, opera për Skënderbeun shfaqet sot në ‘AMC Hall’ në Mazgit

Orkestra dhe Kori i Filharmonisë së Kosovës në bashkëpunime me Korin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë (Shqipëri) shfaqin sot premierën e operës “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, kryezot i Arbërit” në versioni koncertal.

Prezantimi i kësaj opere të kompozitorit Vasil S. Tole do të bëhet prej orës 20:00 në AMC Hall në Mazgit të Obliqit.

Baki Jashrai, drejtor i Filharmonisë së Kosovës, tha për KALLXO.com se shfaqja e kësaj opere bëhet në kuadër të bashkëpunimeve kulturore Kosovë- Shqipëri.

Sipas tij mungesa e sallave adekuate për dhënien e shfaqjeve operistike ka detyruar Filhamoninë që ta zgjedhë sallën “AMC Hall” në Mazgit për prezantim të premierës së operës “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, kryezot i Arbërit” të Vasil Toles në Kosovë.

“Sallat tjera nuk e ofrojnë këtë mundësi, as Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë as Atelieja dhe këtu mbaron e historia e sallave, sepse në Prishtinë nuk e kemi sallë që mund t ‘i akomodojë gjithë ata interpretë që do të interpretojnë në këtë shfaqje, mbi 150 artistë. Vetëm salla AMC i ka mundësitë për akomodimin e një skenë gjigande siç kërkohet për realizimin e operës për Skënderbeun të Vasil Toles”- ka thënë Jashari për KALLXO.com.

Ai ka thënë se në këtë sallë, Filharmonia ka mbajtur edhe dy koncertet tjera, koncertit për pavarësinë, më 17 shkurt dhe në koncertin festiv të viti të ri. Kjo sallë mund të akomodojë mbi 500 shikues.

Jashari ka thënë se kërkesat për që marrin për përcjelljen e shfaqjeve të Filharmonisë i tejkalojnë mundësitë, për shkaka të mungesës së sallave adekuate për shfaqjen e koncerteve operistike.

“Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, kryezot i Arbërit” është shfaqur më 9 maj në Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë.