Ekspozita ‘Abetare’. Foto: Facebook/Petrit Halilaj.

Peizazhi skulptural ‘Abetare’ i Petrit Halilajt ekspozohet në Muzeun Metropolitan në Nju Jork

Peizazhi skulptural “Abetare’ i Petrit Halilajt do të ekspozohet sot, më 29.04.2024, në Muzeun Metropolitan në Nju Jork, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Ky peizazh skulptural prej figurash nga bronzi dhe hekuri do të jetë i hapur për publikun në tarracën e Muzeut Metropolitan nga 30 prilli deri më 27 tetor 2024.

Ky projekt gërsheton realitetin dhe imagjinatën përmes vizatimeve të fëmijëve, marrë nga shkarravinat e gjetura në bankat e shkollës në Runik (fshat në Kosovë ku ai i ka vijuar mësimet), si dhe në shkolla të tjera të rajonit.

“’Abetare’, e shtrin udhëtimin e fëmijërisë sime nga shkarravitjet e shkollës sime në Runik, në vende dhe shkolla të tjera që më mbanin të sigurt ose të tjerë të plagosur nga lufta ose konflikti në rajonin e Ballkanit-” ka deklaruar artisti Halilaj, në Facebook,

Për të, projekti “Abetare” është më i rëndësishmi në karrierën e tij.

Ekspozita e Halilajt në Nju Jork vjen pas ekspozitës “Runik” që qëndroi e hapur në Muzeun “Tamayo” në Mexico City në Meksikë nga më 23 nëntor 2023 7 prill 2024.