Opera e Kosovës mban sot koncert në Gjakovë

Opera e Kosovës do të mbajë sonte një koncert operistik në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë.

Në këtë koncert do të prezantohet veprat të njohura të muzikës klasike në interpretim të emrave të njohur të muzikës operistike.

“Një mbrëmje në botën e mrekullueshme të muzikës operistike përmes një përzgjedhjeje të veçantë uverturash, ariaesh dhe duetesh të njohura, të interpretuara nga një kastë e jashtëzakonshme solistësh: Josif Gjipali, Marcelina Román, Vitaliy Bilyy, Flaka Goranci, Lorika Ismajli, Gesu Zefi, Ardita Meni dhe Dioklea Hoxha nën shoqërimin e Orkestrës dhe Korit të Operës së Kosovës”-thuhet në njoftimin e Operës së Kosovës..

Koncerti  fillon nga ora 19:30 dhe do të dirigjohet nga Edon Ramadani.