556-vjet nga vdekja e heroit Gjergj Kastrioti- Skënderbeu

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu (1405-1468), hero kombëtar i shqiptarëve, udhëhoqi luftën për çlirim e shqiptarëve nga Perandoria Osmane.

Skënderbeu është figura më të rëndësishme historike e popullit shqiptar. Ai ishte frymëzim për luftën e shqiptarëve për çlirim nga pushtuesit.

Një nga 4 djemtë e fisnikut shqiptar Gjon Kastrioti, Gjergji, pasi la ushtrinë osmane me rreth 300 kalorës besnik më 28 nëntor 1443 mori Krujën dhe në muret e saj ngrit flamurin e Principatës së Kastriotëve, sot flamurin kombëtar shqiptar.

Më 2 mars të vitit 1444, në Katedralen e Shënkollit në Lezhës, nën udhëheqjen e Skënderbeu u mbajti Kuvendin i Parë Kombëtar me princërit shqiptarë. Nga ky kuvend doli edhe ushtria e bashkuar shqiptare e udhëhequr nga Skënderbeu.

Forcat shqiptare me në krye Skënderbeun për 24 vjet fituan një sërë betejash kundër ushtrive osmane, si në Pollog, të Dibrës, në luginën e Ohrit e të Domosdovës, grykat e luginat e Shkumbinit, fushat e Ujit të Bardhë, të Livadit e të Vajkalit.

Sukseset dhe fitoret e shqiptarëve të udhëhequr nga Skënderbeu kundër osmanëve bën jehonë të madhe në Evropën e asaj kohe. U shkruan shumë libra dhe vepra artistike për figurën e heroit.

Skënderbeu vdiq më 17 janar 1468.