Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Sa i pasur është ministri Hajrulla Çeku?

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit se posedon një banesë 84.00 m2 në vlerën prej 100 mijë eurove të blerë me kredi në 2015 dhe 10 ari tokë të trashëguar nga familja në 2020, në vlerë prej 100,000.00 euro.

Të dyja këto pasuri, Çeku ia ka deklaruar në emër të bashkëshortes.

formularin e deklarimit të pasurisë, ai gjithashtu ka deklaruar edhe një veturë në vlerë prej 27 mijë eurove të blerë me kredi në  2023-ën, edhe kjo në emër të bashkëshortes.

Po në emër të bashkëshortes, ministri Çeku ka deklaruar edhe shoqërinë tregtare (SHPK)Development Solutions LLC” në 100 % pronësi të aksioneve në vlerë prej 1,000.00 eurove.

Çeku nuk ka deklaruar nëse posedon letra me vlerë apo kriptovaluta, por ka deklaruar se posedon 1,538.72 euro paga të gatshme (mujore, depozita/kursime) në njërën nga bankat e Kosovës.

Ndërsa, detyrime financiare në emër të bashkëshortes ka deklaruar, 2,500.00 euro (Kredit kartele); po ashtu një kredi tjetër (Kredit kartele) në vlerë  1,500.00 euro;  22,228.30 euro detyrim-kredi për blerjen e veturës dhe 1,700.00 euro kredi tjera.

Ndërsa, në emër tij Çeku ka deklaruar pagën prej 1,630.18 euro që merr nga MKRS.

Në formular, Çeku nuk ka deklaruar të hyra në emër të bashkëshortes.