Pamje nga opera ‘Goca e Kaçanikut’. Foto: Facebok/Hajrulla Çeku.

Jepet premiera e operës ‘Goca e Kaçanikut’, ministri Çeku: Shfaqja dhuroi emocione të fuqishme për publikun

Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka bërë të ditur se sonte, më 23.02.2024, është dhënë premiera e operës “Goca e Kaçanikut”.

Kjo premierë është shfaqur në Sallën AMC në Mazgit të Obiliqit.

Ministri Çeku ka shkruar se opera “Goca e Kaçanikut” dhuroi emocione të fuqishme për publikun.

Çeku ka shkruar se kjo operë shfaqet për herë të parë pas më shumë se gjysmë shekulli qysh kur është krijuar nga kompozitori Rauf Dhomi.

Pamje nga opera ‘Goca e Kaçanikut’. Foto: Facebok/Hajrulla Çeku.

“Mbrëmje e jashtëzakonshme! Opera e parë kosovare “Goca e Kaçanikut” me kompozitor Rauf Dhomin, u shfaq sonte për herë të parë në Kosovë pas krijimit të saj më shumë se gjysmë shekulli më parë. Opera e Kosovës në bashkëpunim me Baletin Kombëtar të Kosovës dhe solistët, në regjinë e Nikolin Gurakuqit dhe nën drejtimin e Edon Ramadanit dhuruan emocione të fuqishme sonte për publikun. Faleminderit për punën dhe përkushtimin tuaj”- ka shkruar Çeku në Facebook.

Pamje nga opera ‘Goca e Kaçanikut’. Foto: Facebok/Hajrulla Çeku.

Repriza e kësaj shfaqjeje do të jepet të dielën, më 25.02.2024, po në sallën AMC në Mazgit të Obiliqit.

E krijuar gjysmë shekulli më parë, opera “Goca e Kaçanikut”, për herë të parë inskenohet në Kosovë.

Në Shqipëri kjo vepër është inskenuar në vitin 1979 në TKOB-së në Tiranë.

“Goca e Kaçanikut”, operë në dy akte dhe tri tablo, është opera e parë kosovare, e kompozuar nga akademik Rauf Dhomi.