
Pamje nga Festivali ‘PreFoto’. Foto: PreFoto.
Medvegjë, mbahet festivali i fotografisë artistike ‘PreFoto’
Edicioni i 13 i festivalit të fotografisë artistike “International Photography Competition”- (PreFoto) është mbajtur të shtunën që shkoi në Medvegjë në Luginën e Preshëvës (Serbi), me pjesëmarrës të artistëve nga vende të ndryshme të botës.
Edon Agushi, drejtor i festivalit ka thënë në një prononcim për KALLXO.com se pjesë e këtij edicioni të “PreFoto” janë artistë nga vende të ndryshme të botës.
Siaps tij, një juri ndërkombëtare në përbërje të Jeff Lemens nga Belgjika, Vladimir Jovanovski nga Maqedonia e Veriut dhe Sadie Yilmaz nga Turqia, kanë ndarë çmimet e këtij festivali.
“Artisti gjerman Roland Seichter fitoi çmimin “Medaljen e Artit Fotografik” të asociacionit “PSA Gold”, ndërsa Mohammed Muhtasib nga Arabia Saudite u nderua me “Medaljen e Artit Fotografik” të asociacionit “IAAP Gold”. Goran Jordanski nga Serbia mori “Medaljen e Bronzit” nga IAAP. Me medalje të “IAAP Gold” u nderuar edhe artisti indian Mainak Dey dhe spanjolli Pedro Luis Ajuriauerra Saiz me një medalje nga PSA Gold në kategorinë Kolor”- ka thënë ai.
Në fund, Çmimi Special u nda Sali Jonuzit nga Maqedonia e Veriut.