Festivali 'Sunny Hill' , Foto: Facebook

Edicioni i sivjetmë i festivalit 'Sunny Hill', dalin në shitje biletat e para

Organizatorët e Festivalit “Sunny Hill” kanë nisur shitjen e biletave të para për edicionin e katërt të këtij festivali.

Biletat e para “Believer” mund të blihen online përmes faqes zyrtare të festivalit. Një biletë ka çmimin 100 euro.

Festivali ndërkombëtar i muzikës “Sunny Hill’”do të bëjë rikthim vetëm në Prishtinë nga 25.07.2024, deri më 28.07.2024, pas një pauze një vjeçare, si shkak i përgatitjeve të lokacionit në fshatin Bërnicë e Poshtme.

Zona e caktuar e festivalit, 17 hektarë e dhënë nga komuna është në periferi të Prishtinës, rreth 10 kilometra nga qendra e qytetit.

“Sunny Hill” është themeluar më 2018 nga këngëtarja me famë botërore Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjini dhe është festivali më i madh muzikor ndërkombëtar në Kosovë.

Tri edicionet e kaluara këtij festivali, në 2018, 2019 dhe 2022 janë mbajtur në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Festivali ka sjellë në Kosovë yje të muzikës botërore si Miley Cyrus, Calvin Harris, Martin Garrix si dhe shumë këngëtarë vendas.

Festivali ‘Sunny Hill’ 2024, ‘rikthimi i madh’ në Prishtinë