Filmi kosovar ‘The Call’ garon në kategorinë kryesore të festivalit ‘In the Palace’ në Bullgari
18.3.2024 - 15:25
Film i shkurtër “The Call” (Thirrja), më skenar të Mentor Zymberaj dhe regji të Mirak Zymberaj, do të shfaqet si premierë në programin zyrtar të edicionit të 21-të të Festivalit ndërkombëtar të filmit të shkurtër, “In the Palace”, në Sofje të Bullgarisë.
Edicioni i sivjetmë i këtij festivali, i cili renditet midis festivaleve kualifikuese për në “Oscar” (SHBA) dhe “Goya” (Spanjë), mbahet nga 29 qershor deri më 6 korrik 2024.
Filmi “The Call” garon në kategorinë kryesore të këtij festivali në një konkurrencë prej 40 filmash tjerë.
Filmi rrëfen historinë e një konflikti mes dy vëllezërve për trashëgiminë e që përfundon tragjikisht.
“The Call” do të shfaqet gjatë këtij viti edhe për publikun kosovar.