Insert nga filmi ‘Në kërkim të Venerës’. Foto: QKK

Filmi ‘Në kërkim të Venerës‘ shfaqet sot në Selanik të Greqisë  

Filmi “Në kërkim të Venerës”, me regji të Norika Sefës shfaqet sot në Selanik, në kuadër të edicionit të 62-të të festivalit, “Thessaloniki International Film”.  

Filmi shfaqet në ora 22:00, ndërsa, sipas programit do të ketë edhe disa paraqitje online.  

Për shfaqjen “Në kërkim të Venerës” në Selanik, ka shkruar në Facebook edhe regjisorja e filmit Norika Sefa.  

Edicioni i 62-të i festivalit “Thessaloniki International Film Festival” ka nisur më 4 dhe zgjatë deri më 14 nëntor 2021.  

Filmit në “Në kërkim të Venerës” flet për një adoleshente kosovare e cila, e cila fillon një rrugëtim të ri në jetën e saj pasi takon shoqen e saj. Ky përjetim e bën atë të marrë guximin dhe t’i revoltohet familjes së saj tradicionale.  

Filmi “Në kërkim të Venerës” është shfaqur në disa festival ndërkombëtare duke rrëmbyer edhe çmime 

Në film luajnë: Kosovare Krasniqi, Rozafa Çelaj, Erjona Kakeli, Basri Lushtaku, Bleon Monolli, Fatushe Nushi, Ajan Zharku, Ermal Bilalli, Tristan Halilaj, Shend Miftari, Anisa Ismajli, Sheqerie Buqaj, etj. 

Filmi “Në kërkim të Venerës” është bashkëprodhim në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës