Insert nga filmi ‘Në kërkim të Venerës’. Foto: QKK

Filmi "Në kërkim të Venerës” triumfon në Festivalin e Hong Kongut  

Filmi artistik “Në kërkim të Venerës” ka fituar dy çmimet kryesore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Hong Kong. 

Ky film, me regji dhe skenar nga Norika Sefa ka fituar çmimin regjisorja më e mirë (Golden Firebird Award), dhe çmimin aktorja më e mirë (Best Actress International), për rolin kryesor të interpretuar nga Kosovare Krasniqi.  

Lajmi për triumfin e dyfishtë të filmit “Në kërkim të Venerës” në Festivalin e Hong Kongut është bërë i ditur edhe nga Qendra Kinematografike e Kosovës. 

Pas bërjes publike të çmimeve, regjisorja Sefa ka thënë se ky sukses i jep asaj vetëbesim dhe motivim për punë të mëtutjeshme. 

“Në momentin që e pranova lajmin për çmimet, më është dashur pak kohë të mendoj për shumë gjëra të cilat na erdhën në rrugë e sipër, u bëmë pjesë e këtij filmi dhe vendime që u bënë pjesë e këtij momenti kur unë tani po e pranoj çmimin si regjisorja më e mirë në mes të regjisoreve e filmave të mrekullueshëm. Kjo më jep vetëbesim për stilin që kam dhe më motivon për punë të mëtutjeshme”, është shprehur regjisorja Norika Sefa, pas triumfit në Hong Kong.   

Festivali i filmit në Hong Kong është festival i Kategorisë A dhe ndër festivalet më të njohur në kontinentin e Azisë. 

Falënderoj shumë regjisoren dhe producentin e filmit që më kanë besuar për këtë vepër dhe që më prezantuan me botën e filmit, rrjedhimisht më njoftuan me audiencën e botës”, u shpreh aktorja Kosovare Krasniqi. 

Ndërsa, producenti Besnik Krapi ka thënë se ky film do të korrë edhe shumë suksese të tjera.  

 Filmi “ kërkim  Venerës” është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Agjencia për Film e Maqedonisë  Veriut. 

 Filmi është produksion i “Circle Pruduction” dhebashkëproduksion me Igor Popovskin dhe Gazmend Nelën.