Besimtarët duke falur namazin e Fitër Bajramit në Xhaminë e Re në Selanik, Foto: Haber GR/Facebook
Namazi i Bajramit u fal në një ish-xhami historike në Selanik për herë të parë në 100 vjet
Yjet e Davidit duke zbukuruar ballkonet përgjatë majës së ndërtesës kapin rrezet e para të agimit përderisa besimtarët kalojnë përmes portave të Yeni Cami-t historik, ose Xhamisë së Re, për lutjet e mëngjesit.
E mërkura shënoi herën e parë që nga vitet 1920, kur ndërtesa – e ngritur fillimisht për një komunitet hebre të konvertuar në fenë islame në një kohë kur qyteti i Selanikut ishte një burim kulturor brenda Perandorisë Osmane – përdorej për lutjet masive përgjatë Bajramit të Fitrit, festës së muslimanëve në fund të agjërimit njëmujor të Ramazanit, raporton Washington Post.
“Kjo është një gjë shumë e bukur, është hera e parë që e ndjejmë këtë, ne as që e dinim që kjo xhami ka ekzistuar”, tha Ismael Bedredin, një anëtar i minoritetit musliman të Greqisë i cili ishte në mesin e 70 besimtarëve në lutjet e mëngjesit.
“Edhe pse unë jetoj këtu qe 63 vjet, është hera e parë që e shoh atë. … Na është treguar se dyert e saj u hapen për herë të parë në 100 vjet dhe kjo është një gjë jashtëzakonisht e bukur”.
E ndërtuar në vitin 1902 nga arkitekti Italian Vitaliano Poselli, ndërtesa historike e zhytur në një rrugë në qendër të qytetit, ndaloi së përdoruri si xhami në vitet 1920.
Komuniteti për të cilin u ndërtua – të konvertuarit hebrenj në Islam të njohur si Donmeh – u kapën në shkëmbimin me forcë të popullsisë, në vitin 1923, në mes Greqisë e Turqisë, kur muslimanët që jetonin në Greqi u dërguan në Turqi në këmbim të të krishterëve ortodoks që jetonin në Turqi. Si shumë xhami në Greqi, përdorimi i ndërtesës ndryshoi për disa herë gjatë dekadave. Shkurtimisht shërbeu si strehë për refugjatët nga shkëmbimi i popullsisë para se të konvertohej në një muze arkeologjik, i cili mbeti i tillë për gati 40 vitet e ardhshme.
Hapja e Xhamisë së Re për lutjet e Ramazanit jep “një mesazh të mirë, i cili është se nuk ka asnjë kontradiktë të jesh musliman dhe qytetarë”, tha Taha Abdelgalil, imami që udhëhoqi lutjen. “Nuk ka kontradiktë në mes hapjes së një vendi kaq historik dhe në të njëjtën kohë të jesh krenar për historinë e shtetit dhe pavarësinë e tij”.
Funksionimi i xhamive në Greqi shpesh ka qenë i diskutueshëm.
Popullsia e vendit është kryesisht e krishterë ortodokse, me komunitetin musliman kryesisht të përbërë nga migrantët dhe vizitorët, po ashtu edhe minoriteti musliman në Greqinë verilindore të cilët u përjashtuan nga shkëmbimi i popullësisë në vitin 1923. Në kryeqytetin grek, Athinë, muslimanët u mbështetën në dhoma joformale të namazit deri në vitin 2020, kur xhamia e parë e mbështetur nga shteti e qytetit filloi të funksinoi.
Xhamia e Re e Selanikut, një ndërtesë dy-katëshe, kombinon traditën islame me trendet arkitekturore të fillim shekullit paraprak, me një shenjë të besimit të kaluar hebre të komunitetit të tij origjinal: gjashtë Yjet e Davidit zbukurojnë të dyja, ballkonet e jashtme dhe më shumë të brendshme.
E restauruar në vitin 1986, ndërtesa që ka sahat kulla në qoshet e saj, tani shërben si një ekspozitë kulturore komunale. Punëtorët mbuluan punimet që ishin pjesë e një ekspozite para lutjeve të të mërkurës.
Rreth 70 besimtarë – një përzierje e turistëve vizitorë nga Truqia, anëtarë të minoritetit musliman të Greqisë, studentë jashtë shtetit që studiojnë në Selanik dhe refugjatë që tani e quajnë qytetin verior grek – shtëpi, morën pjesë në namazin e Bajramit.
Studentja indoneziane, Prasherly Anura Dinda, 21-vjeçare, nuk ishte në dijeni për historinë e ndërtesës por ishte i lumtur se kishte ku të lutej për Ramazan në qytetin ku ajo studion Master.
“Jam shumë mirënjohëse, sepse është larg nga vendlindja ime por këtu unë mund të ndjej … ngrohtësinë e Ramazanit”, tha ajo.
Hilmi Yasaroglou, një tjetër anëtar i minoritetit musliman të Greqisë, tha se ishte shumë i lumtur që mund të falej në Xhaminë e Re kur nuk ishte përdorur si xhami për kaq shumë kohë. “Ne jemi të lumtur”, tha ai. “Shpresoj të kemi paqe mes nesh dhe jo armiqësi”.
Përgatiti: Arbrita Uka