array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Pretendimi i rremë se Bujar Osmani është bërë me shtëpi nga ‘Jetimat e Ballkanit’

Deklarata

Bujar Osmani bëhet me shtëpi të re

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Video me përshkrimin ‘Bujar Osmani bëhet me shtëpi të re’ është e fabrikuar. Në këtë video është përdorë zëri i Halil Kastratit në atë mënyrë që i është dhënë kontekst i rremë duke u përdorë një fotografi me kandidatin për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Këshilltari i Bujar Osmanit ka thënë se i njëjti asnjëherë nuk ka pranuar donacion një shtëpi nga shoqata Jetimat e Ballkanit. Edhe nga kjo Shoqatë kanë thënë se postimi është i rremë pasi ata nuk i kanë dhuru shtëpi Osmanit. 

Artikulli

Më 28 shkurt 2024, faqja në Facebook-ut ‘Busulla Politike’ (arkiva) ka publikuar një video me mbishkrimin: ‘Bujar Osmani bëhet me shtëpi të re’.

Në video është fotografia e Halil Kastratit, udhëheqës i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” bashkë me kandidatin për president në Maqedoninë e Veriut, të koalicionit “Fronti Evropian”, Bujar Osmani.

Në këtë video dëgjohet Halil Kastrati duke thënë: ‘Jemi në qytetin e Shkupit, po shkojmë ta vizitojmë një babë të lodhur nga varfëria, të lodhur edhe shpirtërisht. Shumë vite të tëra duke jetu në një vend shumë të ngushtë dhe pa kushte. Edhe na ka sjellë sot këtu në qytetin e Shkupit për ta vizitu edhe për t’ia dhënë lajmin se po bëhet me banesë të re”- thuhet në këtë video.

Krypometër, përmes kërkimeve në “InVID” ka gjetur se zëri i Kastratit është shkëputur nga një video e realizuar nga OJQ ‘Jetimat e Ballkanit’ në qytetin e Shkupit më 13.05.2021. Në këtë video shihet Kastrati që  në emër të Shoqatës i dhuron një shtëpi familjes së Isuf Bushit. Pra, në këtë video nuk i dhurohet shtëpia kandidatit për President të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Për ta konfirmuar këtë, Krypometri ka folur edhe me shefin e kabinetit të Bujar Osmanit, Memet Zhaku, i cili e ka demantuar këtë pretendim.

“Sigurisht që nuk është e vërtet kjo. Fotoja është origjinale, është realizuar në vendin e punës së z. Osmanit në Klinikë por është bërë montazh dhe është fakenews. Kjo ka për qëllim dezinformimin dhe është pjesë e kampanjës së zezë”- thuhet në përgjigjen e Zhakut.

Edhe nga OJQ bamirëse, ‘Jetimat e Ballkanit’, kanë thënë se një gjë e tillë nuk qëndron.

 “Nuk është e vërtetë që i kemi dhuru shtëpi, bile na ndihmoni me konfirmimin e këtyre lajmeve të rrejshme se po na dëmtojnë. Fotografia është realizuar më herët më duket para 4-5 vjetëve, por jo me këtë qëllim”- thuhet në përgjigjen e OJQ bamirëse ‘Jetimat e Ballkanit’.

Bujar Osmani është kandidat për President të Maqedonisë së Veriut nga koalicioni “Fronti Evropian”. Ai ishte emëruar ministër i Shëndetësisë në vitin 2008, ndërsa nga qershori i vitit 2017 emërohet si Zëvendëskryetar i Qeverisë për Çështje Evropiane. Ndërsa, më 30 gusht 2020, Bujar Osmani ishte emëruar Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.