array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Lajmi i rremë për marshin e ushtarëve të FSK-së në veri

Deklarata

“FSK në veri, çfarë po ndodhë”

Profil në TikTok

Vlerësimi

Rrenë

Pjesëtarët e FSK-së nuk kanë marshuar në veri. Ata kanë marshuar në Mitrovicën e Jugut, nga kazerma e FSK-së deri në fshatin Frashër dhe prapë janë kthyer në kazermën “Minatori” në Mitrovicë të Jugut.

Artikulli

Më 23 qershor 2023, faqja “Bisedat” në TikTok ka publikuar një video ku shihen pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës derisa marshojnë në rrugë. Video mban përshkrimin “FSK në veri, çfarë po ndodhë”. 

Por marshi nuk u krye në veri, por në Mitrovicën e Jugut. Këtë e ka konfirmuar edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. Ministri Mehaj ka thënë se marshi i 215 ushtarëve të FSK-së është kryer në Mitrovicë të Jugut, duke filluar nga kazerma “Minatori” deri në fshatin Frashër.

“Marshime të tilla janë të rregullta, ky ushtrim gjithashtu ka qenë në kuadër të planit vjetor dhe është realizuar sot, prandaj bëjmë apel tek të gjithë që aktiviteteve të tilla mos t’iu jipet konotacion tjetër. Marshimi nuk ka të bëjë asgjë me situatën e sigurisë në veri të Republikës” – ka shkruar Mehaj.

Madje ministri Mehaj kishte bërë apel tek të gjithë që aktiviteteve të tilla mos t’iu jepet konotacion tjetër. Kjo pasi që në atë periudhë u regjistruan disa incidente në veri të Kosovës si pasojë e protestave që vazhduan për ditë të tëra në tri komunat me shumicë serbe, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan. 

Përveç ministrit të Mbrojtjes, për marshimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës kishte shkruar edhe FSK në Facebook më 23 qershor 2023

“Në kuadër të planit mujor të trajnimeve për muajin qershor 2023, me datë 23.06.2023, R3K, ka realizuar marshimin 12 kilometra në zonën e përgjegjësisë, zona e Mitrovicës”- ka shkruar FSK

Në atë kohë, pas shkrimeve, lajmeve e publikimin e videove të ndryshme, pati reaguar edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Ai ishte shprehur i shqetësuar.

“Shumë i alarmuar nga situata në veri të Kosovës: arrestime jashtëgjyqësore të serbëve të Kosovës dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës që marshojnë në Mitrovicën e Jugut; e ndjekur nga retorika e fortë nga Serbia” –  ka shkruar Borrell më 23 qershor 2023

Këtij tij reagimi i ishte përgjigjur kryeministri Albin Kurti me një postim në rrjetin social Twitter. Kurti ka deklaruar se Forca e Sigurisë së Kosovës kreu stërvitje rutinë në Mitrovicë të Jugut, gjë për të cilën, sipas tij, KFOR ka qenë i informuar.

“Stërvitjet e sotme nga Regjimenti III i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut janë  aktivitet rutinë, i planifikuar çdo vit, për të cilin KFOR-i ishte plotësisht i informuar. Ai përbëhej nga 215 ushtarë që shkonin nga garnizoni “Minatori” në Frashër dhe po ktheheshin. Dezinformimi është i rrezikshëm dhe i papranueshëm”- ka shkruar Kurti në Twitter.