Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian , Josep Borrell - Foto: Facebook

Borrell: Shumë i alarmuar me situatën në veri, arrestimet e serbëve e marshin e FSK-së në Mitrovicë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është shprehur i alarmaur me situatën në veri të Kosovës ku sipas tij, po bëhen arrestime jashtëgjyësore ndaj serbëve.

Ai po ashtu, u shpreh i shqetësuar edhe me marshin e FSK-së në Mitrovicë të Jugut.

“Shumë i alarmuar nga situata në veri të Kosovës: arrestime jashtëgjyqësore të serbëve të Kosovës dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës që marshojnë në Mitrovicën e Jugut; e ndjekur nga retorika e fortë nga Serbia”-  ka shkruar Borrell.

Ai shtoi se pavarësisht takimit të djeshëm, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm.

“Nuk do ta tolerojmë”- është shprehur ai.

 

Një person, i dyshuar për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.

I dyshuari për sulm në Zveçan, është Nenad Orloviq i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”.

Derisa, lidhur me marshin e FSK-së, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë apel tek të gjithë që aktiviteteve të tilla mos t’iu jepet konotacion tjetër.

Mehaj: Marshimi i ushtarëve në Mitrovicë nuk ka të bëjë me situatën në veri