array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Konstatime të pabazuara rreth Dick Martit dhe Albin Kurtit 

Deklarata

Edhe Dick Marty ka hjek dorë nga agjenda serbe ndaj UÇK-së, vetëm Albin Kurti dhe Vetëvendosja po e mbajnë ende frontin

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Me kos

Postimi “Edhe Dick Marty ka hjek dorë nga agjenda serbe ndaj UÇK-së, vetëm Albin Kurti dhe Vetëvendosja po e mbajnë ende frontin” nuk është i bazuar në fakte. Dick Marty, autori i raportit që supozonte që UÇK-ja ka kryerë krime gjatë luftës, duke përfshirë trafikim organesh, ka vdekur më 28.12.2023. Lëvizja Vetëvendosje nuk kishte marrë pjesë në votimin për ndryshime kushtetuese që i kanë hapur rrugë krijimit të Gjykatës Speciale që po merret me krimet që supozohet që janë kryerë nga pjesëtarët e UÇK-së.

Artikulli

Më 10.02.2024 faqja ‘Komente Politike’ (arkive) ka publikuar në grupin ‘Diaspora me PDK’ një fotografi të ish-diplomatit Zviceran Dick Marty dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe një logo të UÇK-së me përshkrimin: “Edhe Dick Marty ka hjek dorë nga agjenda serbe ndaj UÇK-së, vetëm Albin Kurti dhe Vetëvendosja po e mbajnë ende frontin”.

Në këtë postim thuhet se “edhe Dick Marty ka hjek dorë nga agjenda serbe ndaj UÇK-së”, por Krypometër ka gjetur se ish-senatori zviceran, Dick Marty, ka vdekur në moshën 78-vjeçare, 28.12.2023.

Ish-senatori zviceran, Dick Marty, ka qenë autor i raportit për Këshillin e Evropës, në vitin 2010, në të cilin ai supozonte se pjesëtarët e UÇK-së kishin kryer krime, përfshirë “trafikimin e organeve njerëzore”.

Pretendimet e Martit ishin hetuar nga prokurori amerikan, Clint Williamson. Në raportin e publikuar në korrik të vitit 2014, Williamson kishte thënë se gjetjet e ekipit të tij nuk përfshijnë dëshmi të bazuara për trafikim organesh, por për krime të tjera lufte.

Këto dy raporte kanë qenë si arsye që në vitin 2015 të formohej Gjykata Speciale, për të hetuar dhe gjykuar krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë. 

Pas pesë viteve punë, Dhomat e Specializuara në Hagë, që ndryshe njihen edhe si Gjykatë Speciale, kishin ngritur aktakuza ndaj disa ish-udhëheqësve të UÇK-së, përfshirë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke përfshirë Albin Kurtin, nuk kishin marrë pjesë në seancën në të cilën ishte votuar ligji dhe ndryshimet kushtetuese që i hapnin rrugë formimit të Dhomave të Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit.  

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se është i rremë pretendimi se qeveria e Kosovës po e ndjekë agjendën serbe kundër UÇK-së.

“Absolutushit nuk janë të vërteta këto raportime”- ka thënë Kryeziu për Krypometër.

Qeveria e Kosovës ishte kritikuar në publik që nuk po ofron garanci shtetërore që krerët e UÇK-së me u mbrojtë në liri. 

Por, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, më 05.05.2021, kishte deklaruar se Kosova nuk mund të shërbejë si garantuese për lirimin me kusht të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ngase garancia nuk kërkohet nga shteti amë.

“Bazuar në dispozitat ligjore, garancia nuk kërkohet as nga shteti amë (Kosova) e as nga kryeministri i shtetit amë (Qeveria e Republikës së Kosovës), nga i cili vjen i akuzuari dhe të cilit shtet i takon Gjykata Speciale me juridiksion. Pra, Kosova nuk mund të shërbejë si garantuese, ashtu siç po raportohet”- kishte deklaruar Kryeziu.

Të dhënat e publikuara nga ministria e Drejtësisë thonë se deri në janar të vitit 2024 nga buxheti Kosovës janë shpenzuar 23 milionë euro për ekipet mbrojtëse të ish-luftëtarëve të UÇK-së që janë të akuzuar nga Zyra Prokurorit të Specializuar, përfshirë edhe për vizitat e familjarëve. 

Më 02.04.2023 në Prishtinë ishte mbajtur një marsh në kundërshtim të Gjykatës Speciale. Organizatori Ismail Tasholli, kishte thënë se qëllimi i marshimit është për të mbrojtur të vërtetën e Kosovës, e që sipas tij, është UÇK-ja.

Çështja e Gjykatës Speciale dhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka krijuar në vazhdimës përplasje mes deputeteve të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe LVV-së.

Më 19.05.2020 Blerta Deliu-Kodra kishte deklaruar se Kryeministri Albin Kurti asnjëherë nuk ishte distancuar nga deklaratat e këshilltarit të tij Shkëlzen Gashi, të bëra ndaj UÇK-së. Si përgjigje, Arbërie Nagavci nga Vetëvendosje kishte mohuar deklaratat e Blerta Deliut, duke i rikujtuar se kush ishin votuesit e Gjykatës Speciale.

Plani për vrasjen e Dick Martit 

Në gusht të vitit 2022 u raportua se kishte plane për vrasjen e ish-senatorit e për këtë më pas të fajësohej UÇK.

Emisioni “Mise au point” i Radiotelevizionit Zviceran (RTS) ka gjetur personin, i cili në fund të vitit 2020, e kishte paralajmëruar Zyrën Federale të Policisë (FedPol) se ekzistonte një projekt për ta vrarë Dick Martyn.

Sipas RTS, vrasësit shpresonin se vrasja e Dick Martyt do t’i mvishej institucioneve kosovare, për t’i diskredituar ato në planin ndërkombëtar.

Më 21.04.2022, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diaspotës, Donika Gërvalla deklaroi se Dick Marty nuk ka qenë kurrë mik i Kosovës.

“Meqenëse e përmendët trafikimin e organeve, më lër të flas për Dick Martyn, senatori zviceran që bëri raportin ku akuzoi Kosovën për krime lufte. I njëjti u ka thënë mediave para pak ditëve se policia zvicerane i ka ofruar sigurinë më të lartë sepse Inteligjenca serbe donte ta vriste dhe ta vinte fajin tek Kosova. Kjo është një traditë e gjatë dhe e rrezikshme”- kishte thënë Gërvalla.