Hashim Thaçi. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Një ditë para Hagës Hashim Thaçi fal të burgosur

Një ditë para shkuarjes në Hagë, Presidenti Hashim Thaçi ka falur një listë prej pesë të burgosurish të cilëve u janë falur nga 6 muaj deri në katër vite burgim.

Të burgosurit e falur janë Avdyl Morina, Veton Xhavit Gjoshi, Bekim Hasan Sylaj, Shpresim Ukshin Uka, Safet Ramë Haliti.

Dekreti nuk përshkruan veprat për të cilat këta burgosur janë të burgosur.

Më poshtë gjeni Dekretin e publikuar nga Zyra e Presidentit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje më 5 nëntor pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij nga ana e Prokurorisë së Dhomave të Specializuara.

Presidenti Hashim Thaçi jep dorëheqje