Pas raportimit të KALLXO.com, rrethohet vend-punishtja e nënkalimit të ri në Ferizaj - FOTO

Rrethoja janë vendosur tek vendi ku po ndërtohet nënkalimi i ri në Ferizaj, afër Stacionit të Policisë në këtë komunë.

KALLXO.com më 17 janar pati raportuar për rrethimin vetëm me shirita tek vendi ku po ndërtohet nënkalimi i ri.

Të enjten, një javë më pas, shiritat u zëvendësuan me rrethojë të hekurt.

Foto: Meriton Hajdini
Foto: Meriton Hajdini
Foto: Meriton Hajdini
Foto: Meriton Hajdini

Meriton Hajdini, drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Ferizajt thotë se siguria e qytetarëve është në radhë të parë.

“Po ka qenë e rrethuar me shirita pasi që është punuar me dumper për bartje të dheut, por tash e kemi mbyllë”, deklaroi Hajdini

Për çështjen e sigurisë, në afërsi të vendit ku kalojnë këmbësorët si dhe veturat, opozita dhe shoqëria civile patën ngrit si shqetësim sigurinë e qytetarëve.

Qytetari Sadri Aliu që dërgon niprit e tij në shkollë u pat shprehur i shqetësuar me lëvizjen përreth vendpunishtes.

Dy kontrata janë nënshkruar për ndërtimin e këtij nënkalimi, që së bashku arrijnë shifrën prej rreth 7.9 milionë euro.