Pasuria e Mytaher Haskukës i afrohet 2 milionëshit

Radhës së pasanikëve i bashkohet edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Siç ka deklaruar ai në Agjencinë Kundër Korrupsion(AKK), si pasuri të paluajtshme posedon tri shtëpi që kapin vlerën 870 mijë euro të cilat njëra është në emër të tij dhe tjerat në emër të prindit të tij.

Sikurse edhe në vitin e kaluar, ai ka deklaruar edhe dy shitore, dy ara punese më vlerë 920 mijë euro, një banesë dhe një tokë bujqësore në emër të bashkëshortes së tij me vlerë 33 mijë euro.

Ai ka tri vetura që janë njëra e prindit të tij, dhe dy tjerat janë në pronësi të bashkëshortes dhe të tij.

Veturat kapin shifra 7 mijë euro, 6 mijë euro dhe tjera 17 mijë euro.

Haskuka ka deklaruar së ka 3 mijë euro nga dy llogaritë e tij bankare, dhe 3 mijë euro bashkëshortja e tij.

Gjithashtu ai paguan kredinë më vlerë 25 mijë euro dhe 15 mijë euro për blerjen e dy tokave.

I pari i Prizrenit,ka deklaruar në të hyrat vjetore së nga Kuvendi i Kosovës merr 19 mijë euro në vit, nga qiraja e banesës fillon 1.200 euro.

Përveç këtyre, ai merr pagë edhe në Universitetin e Prishtinës si profesor asistent të cilën e ka deklaruar më 200 euro.

Ai merr pagë edhe nga një kompani private më vlerë 18 mijë euro në vit, dhe nga shitja e aksioneve ARS ka deklaruar 2 mijë e 800 euro.

KALLXO.com është duke publikuar deklarimet e pasurisë, të cilat mund të i lexoni në këtë link.