Deputeti Naser Osmani - Foto: Facebook

Diaspora e ‘Mban’ Naser Osmanin

Ish-deputeti dhe kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Naser Osmani ka kryer obligimin e tij ligjor për deklarimin e pasurisë pranë Agjencisë Kundër Korrupsion it (AKK)

Ish-deputeti Osmani ka deklaruar se ka pasuri mbi 100 mijë euro.

Pasuria e paluajtshme e ish-deputetit Osmani është 57 mijë euro dhe pasuria e luajtshme 15 mijë euro.

regjistrin për deklarimin e pasurisë Osmani deklaroi se vetëm 790 euro para të gatshme i ka në institucionet financiare.

Megjithatë, Osmanit sipas deklarimit i vije mbështetje financiare nga familjarët jashtë vendit në shumën deri 30 mijë euro.

“Remitanca apo mjete financiare nga familjaret jashtë vendit prej 20.000 – 30.000 sipas nevojës”, thuhet në regjistrin e deklarimit të pasurisë nga Osmani.

Një ndihmë të tillë nga familjarët por deri 20 mijë euro, Osmani e kishte deklaruar edhe në regjistrin e pasurisë së një viti më parë.