Prokururja Vahide Badivuku, e akuzuar për ryshfet

Dënim me Burg për Prokuroren Vahide Badivuku

Prokurorja e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Vahide Badivuku, është gjetur fajtore nga gjykata për veprat penale për të cilat akuzohej.

Badivuku e cila nuk ka qenë e pranishme në seancën e shpalljes së aktgjykimit, është dënuar me 3 vjet burg efektiv, 5 mijë euro gjobë dhe ndalim i ushtrim i ushtrimit të profesionit për të për tri vjet.

I akuzuari i dytë në këtë rast, Idriz Kelmendi është dënuar me një vit e gjashtë muaj burg ndërsa Isak Smakolli u gjobit me 3 mijë euro.

Përveç dënimeve të shqiptuara, Vahide Badivuku dhe Idriz Kelmendi detyrohen që në mënyrë solidare të kthejnë 13 mijë euro, ndërsa Isak Smakolli 4 mijë euro.

Në rastin ndaj prokurores, gjykata e ka hedhur poshtë pikën e akuzës për keqpërdorim të detyrës zyrtare duke e lënë vetëm atë të ryshfetit.

Prokurori Admir Shala nuk foli pas shpalljes së aktgjykimit ndaj koleges së tij ndërsa avokatja e Badivukut, Albana Kelmendi u shpreh e pakënaqur me vendimin e gjykatës.

“Do të parashtroj ankesë brenda afatit ligjor”, tha avokatja Kelmendi.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, prokurorja Badivuku, në periudhën kohore maj – gusht 2015, në cilësinë e prokurores  së krimeve të rënda në Prokurorinë e Mitrovicës, duke shfrytëzuar detyrën e saj i ka tejkaluar kompetencat dhe nuk e ka përmbushur detyrën e saj me qëllim të përfitimit çfarëdo dobie për vete duke kërkuar dhe pranuar dhuratë “në mënyrë të tërthortë”, në kundërshtim me detyrën e saj.

Gjithnjë sipas aktakuzës së prokurorisë, Badivuku në bashkëpunim me të akuzuarin tjetër Idriz Kelmendi, ka kërkuar dhe marrë shumën prej 10 mijë euro përmes Idriz Kelmendit.

http://kallxo.com/ekskluzive-pamje-te-lirimit-nga-burgu-te-vahide-badivukut/

http://kallxo.com/ja-veturat-per-te-cilat-u-arrestua-prokurorja-badivuku/

http://kallxo.com/aktakuze-ndaj-prokurores-vahide-badivuku/