foto: Ilustrim

Babai Dyshohet se Vrau Foshnjën e Tij

Policia në raportin e saj të përditshëm njofton se një shtetas i maqedonisë është arrestuar në Viti nën dyshimin e vrasjes së foshnjës së tij të porsalindur.

I arrestuari dyshohet se foshnjën e tij të gjinisë femërore e kishte hedhur në një përroskë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë pasi që, i njëjti dyshohet se ka privuar nga jeta viktimën-foshnje e porsalindur (e gjinisë femërore duke e hedhur në një përroskë-në ujë afër shtëpisë)”, thuhet në raportin policor.

Policia bçën me dije se foshnjën nën përkujdesj3e të arrestuarit për sulm ia kishte lënë gruaja e tij, e cila kishte shkuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti për trajtim mjekësor.

Të arrestuarit nën dyshimin për vrasje të rëndë i është caktuar ndalimi policor, ndërsa trupi i pajetë i të porsalindurës është dërguar në Insdtitutinm e kësisis[ Ligjore për obduksion.