Seancë Solemne për Mogherinin dhe Liberalizimin

Në këtë ditë Kosovën pritet ta vizitojë përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme Federica Mogherini.

Seancën solemne të Kuvendit e bëri të ditur kryeparlamentari Kadri Veseli pas mbledhjes së kryesisë.

“Seancë me 5 maj në orën 16:00. Nesër po presim dhe jemi të sigurt që do të ketë rekomandim pozitiv. Të enjten do ta kemi në vizitë zyrtare znj. Mogherini që do t’i adresohet Kuvendit,” tha Veseli.

veseli

Para se të tregojë për seancën solemne dhe vizitën e Mogherinit, Veseli nuk harroi të urojë për pranimin e Kosovës në UEFA.

Në mbledhjen e  sotme të Kryesisë së Kuvendit u diskutua vetëm për një pikë të rendit të ditës-Rekomandimin e Komisionit Evropian për liberalizimin.

Veseli ftoi edhe opozitën në seancën e së enjtes. Ai foli edhe çfarë nënkuptonte me ofertën e mëhershme për opozitën.

“Oferta ka të bëjë me shumë çështje, raportin pozitë-opozitë dhe shumë reforma që do të preken, luftimin e korrupsionit, rritjen e transparencës,” tha Veseli.

Edhe Zyra e Kryeministrit paralajmëroi sot se Isa Mustafa të enjten do të takohet me Mogherinin.