“Jeta në Kosovë” Për Aktakuzën Ndaj Enver Hasanit

diskutoj për atë se pse Prokuroria Speciale e Kosovës javën e kaluar ngriti aktakuzë kundër ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani nën dyshimin se ka kryer veprat penale të falsifikimit të dokumentit zyrtar dhe keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Çfarë kishte raportuar emisioni “Jeta në Kosovë”  më 9 nëntor 2014, kur kishte zbuluar aferën “ZARFI 2”?

Pse avokati Bajram Tmava ia ka ndaluar klientit të tij, Enver Hasanit, të flasë për media rreth rasteve gjyqësore ndaj tij.

Çfarë thonë ekspertët juridikë e shoqëria civile për rastin Hasani?

Poashtu Jeta Xharra ka intervistuar avokatin Tmava dhe gazetaren e BIRN-it, Valerie Hopkins, e cila tregon detajet e kësaj afere. Hopkins në vitin 2014 e kishte zbuluar letrën kontraverse mes zyrtarëve ligjorë të EULEX-it it dhe atyre të Zyrës së Presidentes lidhur me riemërimin e tre gjykatësve ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Në këtë emisionin gjithashtu do të diskutohet edhe për rastin e njohur si BIRN kundër Zyrës së Kryeministrit ku është kërkuar qasje në shpenzimet zyrtare të dy ish- kryeministrit Hashim Thaçi dhe zëvendësve të tij.

Gjykata kishte vendosur në favor të BIRN-it në fund të vitit të kaluar. Ndërkohë ka pasur zhvillime të reja për këtë rast.

Për të analizuar se çfarë pasojash mund të kenë këto raste për zhvillimet politike e ligjore në vend, Muhamet Hajrullahu ka ftuar këta panelistë:

Dastid Pallaska – avokat

Kujtim Kërveshi – avokat

Besa Luzha – analiste dhe

Artan Qerkini – avokat

FOTO: KALLXO.COM Kompania, " Pastërtia" Nëntor 2020

Komuna e Ferizajt ka shpallur gjendjen emergjente për grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave në këtë komunë. Kjo pasi që punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastërtia” kanë hyrë në grevë.

Komuna e Ferizajt e quan të jashtëligjshme grevën e punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje publike-lokale.

Me shpalljen e gjendjes emergjente, Komuna e Ferizajt thotë se “shpallet mobilizimi i gjithë mekanizmit komunal dhe akterëve tjerë relevant, që përfshijnë kompaninë “Pastërtia” dhe mekanizmat tjerë të nevojshëm, që të eliminohet rreziku potencial për shëndetin e qytetarëve”.

Mexhid Ramusa, kryetar i shoqatës Sindikale “Qëndresa” thotë për KALLXO.com, se punëtorët kërkojnë dorëheqjen e kryeshefit të  KRM “Pastërtia” Basri Syla.

Ramusa thotë se në këtë ndërmarrje ka “hajni dhe keqpërdorime”. Tutje ai thotë se punëtorët janë kërcënuar nga kryeshefi.

“Deklarohet publikisht se ai është i fuqishëm në gjykatë dhe prokurori dhe vazhdimisht ka kërcënuar anëtarët e sindikatës me armë në zyrën e KRM Pastërtia”, deklaroi Ramusa.

Ai thotë se punëtorët nuk vazhdojnë punën pa dhënë dorëheqje Syla.

Ndërkaq, kryeshefi Syla ka mohuar pretendimet për kërcënime nga ana e tij.

“Në asnjë mënyrë, në asnjë rrethanë, me përgjegjësi, morale, ligjore, njërzore nuk kam kërcënu në jetën tem!!! Të hapur për negociata jemi, jena kanë, do të jemi! Gjithmonë në negociata për zgjidhje të cilës do kërkesë të realizueshme!”- tha ai në një përgjigje me shkrim për KALLXO.com.

Punëtorët e KRM “Pastërtia” më 25.04.2024 kanë protestuar dhe kërkuar dorëheqjen e kryeshefit.

KRM “Pastërtia” pas protestës së 25 .04.2024 ka reaguar në Facebook.

Nga kjo ndërmarrje thonë se sektorit të operativës dhe punëtorëve fizik u janë rritur pagat.

Kjo ndërmarrje në reagim nuk ka komentuar kërkesën për dorëheqjen e kryeshefit.