Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rrëfimi i pulmologut: Në koridoret e klinikës kemi qarë bashkë me kolegët për shkak të ngarkesës së madhe

Shumë mjekë nëpër botë gjatë kohës së pandemisë kanë shpërndarë foto e video ku shihen të lodhur e duke qarë për shkak të ngarkesës së madhe nga kujdesi i mijëra pacientëve me COVID-19.

Ngarkesa e madhe “i ka thyer” edhe  mantelbardhët në Klinikën e Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por ndryshe nga stafi shëndetësor nëpër botë, personeli shëndetësor në Pulmologji nuk kanë dashur të tregojnë këtë pjesë të tyre tek qytetarët andaj asnjëri prej tyre nuk ka nxjerr fotografi apo video duke qarë.

Por, sonte për herë të parë një gjë e tillë u përmend të emisionin #KALLXOPërnime nga pulmologu Shpëtim Thaçi.

“Ka pas situata kur jemi ndjerë jashtëzakonisht të lodhur dhe në situate kur e kemi gjetur vetën në mesin e koridorit duke qajt pa e kuptuar që je duke qarë për shkak të ngarkesës së madhe”, rrëfeu ai.

“Unë e them me plot përgjegjësi se unë kam pa koleg të mij në mesin e koridoreve duke qarë, tani ne nuk kemi nevoj të bëjmë shoë dhe të bëjmë fotografi por sinqerisht jo vetëm mjek edhe infermier dhe plot staf tjetër”, tregon tutje.

#KALLXOPernime mund të ndiqni LIVE në Facebook të KALLXO.com dhe në RTV Dukagjini.