array(1) {
  [0]=>
  array(3) {
    ["square_thumb"]=>
    bool(true)
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#ae1919"
    ["menu_attr"]=>
    string(5) "Ekipi"
  }
}
Muhamet Hajrullahu

Muhamet Hajrullahu

Muhamet Hajrullahu është udhëheqës i deskut planifikues dhe redaktor i emisionit “Jeta në Kosovë”. Hajrullahu para se t’i bashkohej Rjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese në Prishtinë, ka punuar për një numër të mediave në Kosovë si gazetar e redaktor, duke përfshirë këtu televizionin KTV, ku ka mbuluar ngjarjet kryesore politike, ekonomike dhe bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë në Vjenë. Hajrullahu është përgjegjës për menaxhimin dhe raportimin e rasteve të platformës KALLXO.com si dhe është autor i Raportit të monitorimit të Testit të Maturës Shtetërore. Hajrullahu ka ndjekur trajnime të ndryshme të gazetarisë. Ai ka mbaruar studimet universitare për gazetari dhe po ndjek studimet e magjistraturës. Ai, gjithashtu mori pjesë në një sesion trajnimi për redaktorët në ITV Yorkshire dhe BBC në Britani të Madhe. Ai ishte një nga gjashtë pjesëmarrësit e programit tremujor për gazetari të IWPR-së, në vitin 2004. Hajrullahu është po ashtu fitues i çmimit gazetaresk për ambient. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.