Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Shpëtim Thaçi thotë se trajtimi më i mirë i COVID-19 është vaksinimi

Virusi COVID-19 i gjeti institucionet shëndetësore në vend me kapacitete të ulta, respiratorët shërbejnë për pacientët të cilët kanë probleme me frymëmarrje mirëpo në total klinikat dhe spitalet rajonale kishin vetëm 95 respirator në fillim të pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë pati premtuar se do të ndërtohen një spital i veçantë për trajtimin e rasteve me coronavirus në vend, mirëpo një gjë e tillë ende nuk është realizuar.

Pulmologu, Shpejtim Thaçi, thotë se në rast se kapacitetet infrastrukturore do të ishin më të mira stafi shëndetësor do të mund të kontribuonte më shumë.

“Nëse do të kishim një spital për COVID mundësit do të ishin më të mëdhaja. Kapacitetet infrastrukturore mundësojnë që profesionistët të dhëjnë kontributin e tyre dhe të ndikojnë në trajtimin e pacientëve si dhe në uljen e vdekshmërisë në Kosovë”, tha Thaçi.

Virusi COVID-19 lidhet me komplikimin e insuficientës akute respiratore që do të thotë që ky virus sulmon apo atakon pamëshirshëm mushkrit duke atakuar një infeksion në nivelin e mushkrive apo siç njihet në popull si pezmatim.

Sipas pulmologut trajtimi më i mirë i coronavirusit është vaksinimi.

‘Zhurma e oksigjenit’

Fluksi i lartë i rasteve pozitive me COVID-19 ka bërë që të mbushen klinikat dhe spitalet rajonale me pacientë.

Pulmologu tregon momentin kur në klinikën e Pulmologjisë është dëgjuar vetëm zhurma e oksigjenit, për shkak të mbingarkesës me pacientët e shtrirë në klinikë. Ai thotë se brenda ditës numri i vizitave ambulantore ka arritur mbi 160 vizita si dhe është dashur të kujdesën për 101 pacientët e shtrirë në klinikë.

“Klinika e Pulmologjisë në muajt korrik – gusht ka qenë  një klinikë ku ke mundur të ndëgjosh vetëm zhurmën e oksigjenit dhe asgjë tjetër, të cilën e merrnin pacientët”, tha ai.

Thaçi thotë se gjatë kohës së pandemisë kanë kujdestaruar çdo të tretën ditë nga 24 orë.

Numri i lartë i të hospitalizuarve nëpër klinika dhe spitale rajonale pati ndikuar që të shfrytëzohen të gjithë kapacitetet shëndetësore si dhe të improvizohen shtretër për pacientë, kjo ka detyruar personelin shëndetësor të improvizoj shtrat në korridorin e pulmologjisë.

“Realisht ka pasur momente kur në Klinikën tonë të Pulmologjisë ka mundur të mos ketë vende të lira, por rrjedhimisht ne kemi bëri ndonjëherë improvizime. E kemi shtrirë  edhe në korridor, pra kemi bërë improvizime që të mbrohet jeta e qytetarëve”, thotë ai.

Momenti më i vështirë në Pulmologji

Momenti më i vështirë për Thaçin gjatë kohës së pandemisë në Klinikën e Pulmologjisë ka qenë vdekja e një 42 vjeçar, ai dhe babai i tij 82 vjeçar kanë qenë të shtrirë në Pulmologji pas infektimit me COVID-19. Si pasojë e infeksionit 42 vjeçari ka ndërruar jetë.

Ai thotë se nuk e ka takuar më asnjëherë prindin e 42 vjeçarit.

“Ka qenë një nga situatat më të rënda të përjetimit gjatë kësaj periudhe”, thotë pulmologu.

Kujtojmë se shteti i Kosovës nuk e ka blerë asnjë dozë vaksine kundër COVID-19 edhe pse janë ndarë 40 milionë euro për blerje të vaksinës.

Mirëpo, institucionet shëndetësore në vend janë furnizuar me vaksina nga donacionet e dhuruara nga shtetet partnere, më 28.03.2021 arriti kontingjenti i parë me 24 mijë vaksina “AstraZeneca”, kundër coronavirusit, donacion nga UNICEF i programit COVAX nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, si dhe më 05.05.2021 Bashkimi Evropian i dhuroi Kosovës 4,680 doza të vaksinës “Pfizer/ BioNtech”. Poashtu pritet që rreth 100 mijë vaksina të vijnë në Kosovë këtë e ka bërë të ditur Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian Oliver Varhelyi ditë më parë.