Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Tërnava: Çështjen e ujit të pijshëm do ta rregulloj për dy vjet

Kandidati i PDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Rrahim Tërnava ka dhënë premtimet e tij në lidhje me vërshimet dhe furnizimin me ujë të pijshëm të qytetarëve të Fushë Kosovës.

Tërnava ka thënë se do të brenda mandatit do t’i rregullojë këto dy probleme.

“Vërshimet rregullohen me drenazhime. Sipas ekspertëve për drenazhime anësore duhen 3-4 vjet ndërsa uji rregullohet për dy vjet”, ka thënë Tërnava.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Fushë Kosovës diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Fushë Kosovës: Burim Berisha nga LDK; Enver Bajçinca nga LVV; Hasan Ismajli nga AAK; Rrahim Tërnava nga PDK. 

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Fushë Kosovës: Aida Alimi nga PDK; Vildane Latifi nga AAK; Vjollca Breznica nga LVV; Vjollca Konjusha nga LDK. 

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.