Konjufca përkujton masakrën në Nakaradë të Fushë Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjfuca, ka bërë sot më 21.04.2024 homazhe në fshatin Nakaradë të Fushë Kosovës, në nderim të shqiptarëve të vrarë e të masakruar nga forcat serbe 25 vite më parë.

Konjufca ka thënë se sot është detyrë morale e gjithësecilit që të kujtojë dhe nderojë filjimin e dëshmorëve dhe martirëve.

“Duke kujtuar sakrificën e të rënëve, Kryetari Konjufca gjatë bashkëbisedimit me familjarë dhe banorë të tjerë tha se dëshmorët dhe martirët dhanë për Kosovën më të shtrenjtën e tyre, jetën, ndërsa sot është detyrë morale e gjithsecilit të kujtojë dhe nderojë këtë flijim. Kryetari i Kuvendit tha se sakrifica për liri është akti më i lartë i atdhedashurisë, duke shtuar se krenaria për të rënët është e barabartë me dhimbjen” – thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.