Debat Pernime për Fushë Kosovën. Foto: Atdhe Mulla

Kandidatët e Fushë Kosovës Plot Premtime për Barazinë Gjinore

Pasi që avokati i popullit ka kërkuar që të respektohet kuota prej 50 % e përfaqësimit të grave në institucione, kandidatët për kryetar të komunës së Fushë Kosovës, thanë se do ta respektojnë atë që ka thënë avokati.

Isuf Ahmeti nga AKR tha se në drejtori do të jenë të vendosura 3 gra.

“Mendoj se duhet të jenë 30 % femra duke respektuar kuotën gjinore. Gjysma nëse do të kemi profesioniste të duhura do të ketë”, tha Isufi.

Driton Ademi nga NISMA, tha se mbi 50 % do të ketë drejtuese të drejtorive,

“Në asamble 60% janë femra edhe në elektorat do të jetë njëjtë”, tha Ademi.

Burim Berisha nga LDK, tha se 4 drejtori do të udhëhiqen nga gratë.

“4 drejtori do t’i ketë me gra tani i kam 3, nuk bën 5 me i pas, unë po them 4. Secili kryetar i ka prioritetet dhe përgjegjësitë e veta unë po them se 4 drejtoresha do t’i ketë komuna”, tha Berisha.

Avni Zogiani nga LVV, tha se gratë do të jenë më shumë se 50 % në qeverisje.

“Sa ma shumë gra sepse është shumë evidente që prej krejt këtij historiati në Kosovë vetëm një femër ka pasur skandal gjithë skandalet janë lidhur me burrat. Sigurisht do të orientohem që të vendos mbi 50 %”, tha Zogiani.

Ahmet Grajqevci nga AAK, tha se gratë e meritojnë të jenë në qeverisje.

“Me m’vetë mu krejt gra i kisha shti, asnjë mashkull. Avokati paska thanë 50 % unë i kisha bo 100% janë ma punëtore, më të drejta. Kam qenë këmbëngulës që me kandidu një grua në Fushë Kosovë”, tha Graicevci.

Adem Zogjani nga PDK, tha se do të respektoj kuotën prej 50 %.

“Jam i sigurt që kuotën do ta respektoj prej 50%”, tha Zogjani.

Debati i plotë: