Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

LVV në Kaçanik: Brenda mandatit do të ketë furnizim 24 orë me ujë

Kandidati për kryetar të Kaçanikut, Jeton Raka nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se top prioritet e kanë furnizimin me ujë të pijshëm në këtë komunë.

Ai në Debat Pernime u zotua se brenda mandatit do të zgjidhin këtë çështje, nëse merr mandat më 14 nëntor.

“Ne në programin tonë qeverisës si prioritet numër 1 e kemi parë furnizimin me ujë të pijshëm për të gjithë territorin e komunës së Kaçanikut, brenda mandatit 4 vjeçar”,shtoi Raka.

Ai tha se premton edhe rrjetin e kanalizimit, duke shtuar se për të dyja këto projekte e kanë edhe mbështetjen e Qeverisë së Kosovës. 

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Kaçanikut, diskutojnë në #DebatPernime për balotazhin e 14 nëntorit.

Të ftuar në Debat Pernime janë kandidatët që kanë shkuar në balotazh në Kaçanik: Besim Ilazi nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Jeton Raka nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së për rundin e parë të zgjedhjeve që janë mbajtur më 17 tetor, kandidati i PDK-së Besim Ilazi ka marrë 44.7% të votave kurse Jeton Raka nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 33.4% të votave.