Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Debat Pernime për balotazhin në Drenas dhe Kaçanik

Sonte në #DebatPernime do të diskutohet për balotazhin e 14 nëntorit në Komunën e Drenasit dhe të Kaçanikut.

Në debatin për Drenasin merr pjesë vetëm kandidati për kryetar Driton Ajazi nga Demokratët për Drenasin.

I ftuar në DebatPernime ka qenë edhe kandidati për kryetar Ramiz Lladrovci nga Partia Demokratike e Kosovës, por nuk ka ardhur në debat.

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së për rundin e parë të zgjedhjeve që janë mbajtur më 17 tetor, kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci ka marrë 45,50% të votave, kurse kandidati Driton Ajazi nga DD ka siguruar 30,50% të votave.

Kurse, të ftuar në DebatPernime janë kandidatët që kanë shkuar në balotazh në Kaçanik: Besim Ilazi nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Jeton Raka nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së për rundin e parë të zgjedhjeve që janë mbajtur më 17 tetor, kandidati i PDK-së Besim Ilazi ka marrë 44.7% të votave kurse Jeton Raka nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 33.4% të votave.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.