Ardian Gjini dhe Mimoza Kusari-Lila në Debat Pernime - Foto: KALLXO.com

A Dorëhiqen Kusari-Lila ose Gjini në Rast të Aktakuzës?

Kandidatët për kryetar të Komunës së Gjakovës janë zotuar për dorëheqje në rast se gjatë mandatit të qeverisjes ngritet aktakuzë ndaj tyre.

Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa tha se moralisht do të ndihej përgjegjëse për dorëheqje në rast aktakuze.

“Në aspektin moral po, definitivisht, vendimi i plotëfuqishëm nga Gjykata po”, tha ajo.

Në Debat Pernime, Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po ashtu u zotua se një aktakuzë e ngritur mund ta çojë në dorëheqje në rast se merr mandatin pas zgjedhjeve të 19 nëntorit.

“Në parim po, sidoqoftë, mund të ketë edhe aktakuza që nuk e sjellin çështjen deri te dorëheqja por në parim po”, tha ai.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve, të mbajtur më 22 tetor, kandidati i AAK-së, Ardian Gjini ka fituar 39.9 për qind të votave, e Mimoza Kusari-Lila e Alternativës 32.1 për qind.