Kusari- Lila: Nuk e mbështesim një Mocion mosbesimi të iniciuar nga një grup i vetëm parlamentar

Shefja e Grupit të deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari – Lila konsideron se në rrethanat aktuale nuk është serioze të kërkohen votat e deputetëve të LVV-së për mbështetjen e Mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Ajo thotë se në radhë të parë as tri partitë opozitare nuk kanë konsensus mes vete lidhur me këtë mocionin.

“Ne nuk mbështesim kërkesën për Mocion mosbesimi të një grupi parlamentar individualisht, derisa ende nuk ka konsensus brenda partive politike në Kuvendin e Kosovës. Tri grupet parlamentare të opozitës kanë 42 vota bashkë, 2 janë të deputetëve të pavarur dhe nëse nuk ju bashkohen 16 deputetët e LDK-së siç u tha atëherë shansat për sukses të mocionit janë të vogla. Ka kërkesa për dorëheqje apo shpërbërje të Kuvendit për të cilat duhen 2/3. Të gjitha këto nuk mund të bëhen në nivelin e deklarimeve politike për të caktuar një datë të zgjedhjeve të cilat parashihen të mbahen në shkurt të vitit 2025”- ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se duhet të ketë seriozitet edhe përkushtim të partive politike për dialog të mirëfilltë.

“Derisa opozita nuk e ka këtë, duket joserioze të kërkohen votat pozitës për ta shpërbërë Kuvendin apo për mocion. Derisa nuk ka nismë serioze që tregon përcaktimin e opozitës është absurde që pozita t’ua ndihmoj. Të fokusohen, të koncentrohen njëherë ata vet dhe ta dinë se ku janë së bashku”- ka thënë ajo.

Oferta e kryeministrit Albin Kurti për partitë opozitare se “bashkë mund t’i bëjnë numrat për ta shpërndarë Kuvendin”, ka rikthyer debatin për zgjedhje të parakohshme në vend.

Derisa PDK-ja ka shprehur gatishmëri për ta nënshkruar mocionin për rrëzimin e Qeverisë, LDK-ja ka konsideruar se Kurti është dorëzuar dhe si i tillë duhet të jap dorëheqje pa mocion. E AAK-ja, ka përkujtuar se ka qenë e para që ka iniciuar Mocionin e votëbesimit ndaj pushtetit aktual.

Në konferencë për media në trevjetorin e qeverisjes së tij Kurti tha se qeveria nuk ka arsye pse të rrëzohet.

Ai tha se nëse opozita dëshiron zgjedhje mund të ulën të bisedojnë për shpërndarje të Kuvendit, por jo për rrëzim të Qeverisë.

“Gjithçka ndërtohet mbi hipotezën që opozita dëshiron zgjedhje të parakohshme. Mund ta bëjmë këtë me 2/3 e deputetëve duke e shpërndarë  Kuvendin. Nëse opozita është rehat, ne jemi edhe më rehat. Vetëm nëse opozita do zgjedhje, ne jemi të gatshëm të ulemi e të bisedojmë për shpërndarje të Kuvendit. Por, nuk ka pse të rrëzohet Qeveria. Qeveria e mbarë dhe e mirë nuk rrëzohet. Qeveria vazhdon. Por nëse opozita është e interesuar të mos i kemi 12 muaj por të kemi më pak muaj, atëherë jemi të gatshëm ta bëjmë shpërndarjen e Kuvendit, por jo ta rrezojmë qeverinë”- tha ai.

Opozita nuk i përgjigjet me një zë ofertës së Kurtit për zgjedhje të parakohshme