FOTO: KALLXO.com

Limaj: Do të sjellim doktorë nga diaspora 1 herë në muaj për të sjellë përvojën e tyre

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma Social Demokrate, AKR dhe PD, Fatmir Limaj ka deklaruar së në programin e tij për qeverisje e ka edhe idenë që në Kosovë t’i sjellin të paktën 1 herë në muaj doktorë shqiptarë nga diaspora për të sjellë përvojën e tyre në Kosovë.

“Një nga idetë që ne e kemi është që mjekët nga diaspora, 1 herë në muaj me ardhë në Kosovë, që me djemtë dhe vajzat tonë me fitu nga përvoja juaj, që iu me marrë pjesë në operacion ose trajtimin e një të sëmuri”, ka thënë Fatmir Limaj në Debat Pernime.

Limaj ka shtuar se shteti do të marrë përsipër udhëtimin, akomodomin dhe mëditjen për ata që vijnë.

“Shteti do të marrë përsipër udhëtimin e atij bashkëvendësi tonë, akomodimin e tij dhe një mëditje, por më tepër simbolika është me sjellë përvojën dhe me i ndihmu njerëzit e ri këtu.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahen për dhjetë ditë rresht sa do të zgjasë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Kandidatët për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë nga partitë, të cilat janë në garë do të ballafaqohen para Jeta Xharrës ku edhe do të shpalosen programet e tyre qeverisëse.

Të ftuar në debat janë:  Fatmir Limaj– NISMA, Skender Reçica – NISMA, Bekim Brestovci – NISMA, Valdete Bajrami – NISMA, Arbëreshë Krasniqi – NISMA, Agim Çaka – NISMA, Albulena Balaj Halimaj – NISMA, Vesel Krasniqi – NISMA, Aferdita Gjonbalaj – NISMA, Fehmi Hysenaj – NISMA.Debat Pernime do të fillojë çdo ditë nga ora 20:30 në Televizionin 21 dhe live në Facebook të KALLXO.com.