Mbledhja e Kuvendit | Foto: KALLXO.com

Nis Mbledhja e Kuvendit

Gjithashtu në Kuvend do të hyjnë edhe Driton Çaushi në vend të Besnik Bislimit të Vetëvendosjes dhe Shukri Buja që do ta zëvendësojë deputetin Enver Hoxhaj që do të jetë përsëri ministër i jashtëm.

Ftamir Xhelili e Shukri Buja e dhanë betimin, ndërsa Driton Çaushi kishte njoftuar Kuvendin se sot nuk do të jetë i pranishëm, ndërsa betimin do ta japë në seancën e radhës.

Kuvendi sot pritet ta ratifikojë marrëveshjen me Bankën Evropiane për Investime për rehabilitimin e hekurudhës, ndërsa mund edhe ta zgjedhë drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Do të shqyrtohen në lexim të dytë projektligjet për energjinë, energjinë elektrike dhe rregullatorin e energjisë. Në kuvend do të paraqiten edhe raportet e vitit të kaluar të Organit Shqyrtues të Prokurimit dhe Agjencisë Kosovare të Pronës.

Aktualisht deputetët po flasin për çshtje të ndryshme në pikën jashtë rendit të ditës.