Rikthehet Superliga, Prishtina pret Dukagjinin

Sot rikthehet Superliga e Kosovës në Futboll pas një pushimi dy javor.

Në program është vetëm një duel që hap xhiron e 14-të.

Prishtina në kryeqytet pret ekipin e Armend Dallkut, Dukagjinin në një ndeshje që pritet të jetë interesante.

Takimi nis nga ora 13:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kryeqytetasit vijnë në këtë takim me trajnerin e ri, pas largimit nga detyra të Zekirija Ramadani.

Pas 11-të xhirove të zhvilluara, Prishtina gjendet në pozitën e gjashtë me 17-të pikë ndërsa Dukagjini gjendet në pozitën e tetë me 14-të pikë të grumbulluara.