Sot zhvillohet derbi Llapi – Prishtina

Sot me 25.02.2024 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë zhvillohet derbi Llapi – Prishtina, ndeshje e cila mund të ndryshojë liderin e Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja do të fillojë në ora 13:00, ndërsa nëse Llapi e fiton lojën, do të ngjitet në vendin e parë në tabelë, duke parakaluar kështu Ballkanin.

Aktualisht skuadra e Ilir Dajës gjendet në vendin e parë me 45 pikë, ku dje barazoi 1-1 me Gjilanin, ndërsa Llapi i Tahir Batatinës është në vendin e dytë me 43 pikë, që me fitore eventuale mund ta bëjnë tejet ineresante garën për titull javëve në vazhdim.

Ndërsa Prishtina aktualisht është në vendin e 5-të me 30 pikë.

Në kuadër të javës së 22-të sot zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera. Drita pret në shtëpi Dukagjinin, kurse Liria e pret Fushë Kosovën.