Kush do të luajë në Superligën e Kosovës në sezonin e ardhshëm, Ferizaj apo Liria?

Ndeshja e barazhit që përcakton skuadrën e dhjetë që do të luajë në Superligën e Kosovës sezonin e ardhshëm, zhvillohet sot mes Ferizajt dhe Lirisë.

Ferizaj e mbylli sezonin e rregullt në pozitën e tetë, ndërsa Liria fitoi barazhin e Ligës së Parë ndaj Ulpianës.

Ndeshja mes këtyre dy skuadrave zhvillohet sot nga ora 15:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Në këtë takim stadiumi pritet të jetë i stërmbushur, teksa dy tifozeritë “Ujqit” dhe “Arpagjik” priten të jenë në numër jashtëzakonisht të madh.

Fituesi i këtij ballafaqimi do luajë në Superligë edicionin e ardhshëm, teksa humbësi në Ligën e Parë.

Ndeshjet e barazhit shpesh herë kanë ditur të jetë shumë interesante/Telegrafi/